Çështja e volejbollistes braziliane, Nayara Ferreira-s, dyshimet për gjininë e së cilës, tronditën jo vetëm volejbollin shqiptar por edhe gjithë opinion publik, ka bërë që të ndryshojnë rregullat në Federatën Shqiptare të Volejbollit. Nga sezoni i ardhshëm çdo volejbolliste e cila regjistrohet në kampionatin shqiptar duhet t’i nënshtrohet analizës karotip.

“Çdo lojtar që merr pjesë në kampionatin shqiptar duhet t’i nënshtrohet njëherë këtij testi,”-tha Erlind pëllumbi, president i FSHV.

Akuza të forta për federatën e volejbollit, që u kryqëzua për ‘testin e gjinisë’, ndërsa morën vendimin për ta pezulluar. Institucioni i volejbollit, por edhe klubet që ngritën dyshimet, më vonë sqaruan se kurrë nuk kërkuan një test gjinie, por analizën kariotip që mat strukturën dhe nivelin e kromozoneve. Një analizë që fillimisht u tha se është kryer nga volejbollistja, por përgjigja e së cilës ende nuk dihet edhe pse çështja lindi në muajin tetor.

“Ne s’kemi asnjë lloj përgjigje dhe asnjë analize për të cilën bëhet fjalë,”-u shpreh Pëllumbi.

32-vjeçarja Nayara Ferreira, që pas kësaj ngjarje është larguar nga Shqipëria dhe nuk luan më për vajzat e Dinamos, ndërsa nuk dihet se ku ndodhet.

“Vazhdon të jetë e federuar në ekipin e Dinamos. Ne kemi një pezullim për të cilin që të kthehet në kampionat duhet të bëjë analizën për të cilën ne e kemi dhënë një vendim,”-u shpreh kreu i FSHV.

Për Report TV presidenti i federatës së volejbollit Erlind Pëllumbi foli edhe për çështjen e kombëtareve të volejbollit, që prej vitesh nuk marrin pjesë në kompeticionet ndërkombëtare.

“Ne morëm këtë vendim bashkërisht për një periudhë 2-vjeçare që ti krijonim mundësi federatës që mos të futej në kolaps financiar. Gjë e cila me një mirëmenanxhim ka arritur t’i minimizojë borxhet. Këtë vit morëm vendim që ti rikthejmë ekipet kombëtare,”-tha Pëllumbi.

Ndryshe nga përfaqësueset A, ekipet kombëtare të moshave gjithmonë kanë qenë pjesëmarrëse në kampionatet ndërkombëtare.

Ne.k./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Shkurt, 08:56

    A është vlerësim për Shqipërinë pjesëmarrja në Bordin e Paqes?