Disa e etiketojnë si nazist, disa të tjerë si një njeri që s'kupton asgjë dhe s'e ka idenë se ç'ndodh në Shqipëri, ndërsa ngrihen dyshime dhe për besueshmërinë e tij dhe deklaratave zyrtare që dha në Tiranë.
I pari ka qenë kryeredaktori i Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmi, i cili ka fyer përmes një komenti në Facebook, ministrin gjerman, për të cilin shkruan: "Gabët kudo në Europë kanë prodhuar dhe po prodhojnë të paimagjinueshmen.
Janë fundi i pafund i kësaj Europe!", shkruan Kasmi, kryeredaktori i RD, organi zyrtar i Partisë Demokratike.
Postimi i plotë i Kasmit:
“Gabrieli dhe e ëma e Zeqos në majë të thanës!
Të shikosh një ministër të Jashtëm gjerman që vjen zyrtarisht si artikulues i interesave të një partie të shndërruar në një organizatë të krimit të organizuar mund të shërbejë për të mos njohur Gjermaninë, por mund të shërbejë të paktën për të kuptuar se përse sot realitet në Europë është Brexit në Angli, se përse komiku Grillo kërkon të bëhet e ardhmja e Italisë, dramatikja Le Pen, e Francës apo Erdogan i padiskutueshëm në Turqi.
Gabët kudo në Europë kanë prodhur dhe po prodhojnë të paimagjinueshmen.
Janë fundi i pafund i kësaj Europe!
Të fala Renzit”, shkruan Kasmi.
Ndërkohë portali syri.net që financohet nga Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, shkon edhe me tej, ku po kryen një sondazh nëse Zyrtarët Evropianë e kanë humbur besueshmërinë në Tiranë.
Ndërkohë Analisti Basir Çollaku i njohur për qëndrimet e tij pro Partisë Demokratike teksa publikon një material të mediave italiane ku Sigmar Gabriel flet për marrëdhëniet me babain e tij, një ish-nazist, të cilit s'i ka folur për 25 vjet, shkruan se ai nuk e kupton dhe nuk e ka idenë se Shqipëria është mbushur me drogë.
“Gabriel nuk kupton…ai sipas shtypit italian(qe do e publikojme per info) si ka folur 25 vjet me babane e tij dikur nazist..
Sigmar Gabriel, ministri i jashtem gjerman, nuk kupton shume gjera, nje nder te cilat perse Shqiperia eshte droge e gjitha.
Ai se kupton kete ndaj nuk e tha e nuk e permendi. Gazetaret e nderuar se pyeten se mos nerzitej Rama", shkruan ai ne një status ne Facebook.
Edhe Bledian Koka, njw tjetwr gazetar pranw opozitws, kritikon deklaratat e kryediplomatit gjerman.
"Amazing Europe!…
Edi Rama i dergon 300 mije emigrante ne 3 vjet, Ministri i Jashtem i Gjermanise vjen e i thote Lulzim Bashes kthehu ne Parlament.
Edi Rama u dergon te pakten 1 ton hashash ne dite, Ministri i Jashtem i Gjermanise vjen e i thote Lulzim Bashes, nuk e kuptojme kerkesen per qeveri teknike. Edi Rama po e shnderron Shqiperine ne nje shtet oligarkik si fjala vjen Rusia, Ministri i Jashtem i Gjermanise vjen e i thote Lulzim Bashes ji me i qarte me kerkesat per zgjedhje te lira e te ndershme. Nje Europe qe nuk degjon opoziten qe denoncon krimin e korrupsionin, por i del ne krahe qeverise qe mbron dhe e promovon ate, nuk eshte ajo qe duan dhe enderrojne 99.9 % e shqiptareve, mua perfshire…
p.s…Sepse me keto ritme shume shpejt nuk do te habitemi me pse Britania e Madhe mori plaçkat e iku nga syte kembet prej Europet”", shkruan ai.
Ndërkohë, sulme në adresë të Gabriel ka edhe nga përfaqësues zyrtarë të Partisë Demokratike, siç është deputeti Flamur Noka.
Në një status në rrjetin social shtron disa pyetje për ministrin e Jashtëm gjerman, shtetit që konsiderohet si shtyllë e BE.
Ai e pyet Sigmar Gabrielin nëse Gjermania është kthyer në një qendër të krimit të organizuar dhe a kanë kriminielët mbështetjen e qeverisë gjermane.
"Z. Gabriel:
A keni ju 14% te parlamentit te mbushur me kriminele, vrases, trafikante, perdhunues etj? Dhe te gjithe te jene te perzgjedhurit e kryeministrit???Une jam i sigurt se jo..Ketu po.
A keni ju kryeminister te lidhur me krimin dhe qe i sherben krimit dhe qe ka shnderruar vendin ne baze te krimit organizuar ? Sigurisht qe jo e as ja lejoni vetes ta mendoni e jo me ta beni realitet.
A keni ju administrate te mbushur me kriminel ??Sigurisht qe jo e as qe mund ta mendoni ??Ketu qeveria e ka bere realitet kete gje", janë disa nga pyetjet që shtron Flamur Noka.
Redaksia Online
Shqiptarja.com