Sekuestrimet e fundit në doganat e vendit, ku kapen përditë ngarkesa me lëndë ushqimore jashtë standarteve ka hapur sërish debatin lidhur me çështjen e sigurisë ushqimore në vend. Është gazetari Denis Dyrnjaja që në një status në Facebook, krahason metodat e nazistëve për të vrarë njerëzit në dhoma gazi, dhe ato në Shqipëri, ku sipas tij, njerëzit po vdesin çdo ditë nga ushqimet e pakontrolluara.

“Nazistët i vdisnin njerëzit me dhoma gazi para 75 vjetësh, ndërsa ne po i vrasim me ushqim.”-shkruan Dyrnjaja.

Statusi i plotë:

Vaji i ullirit falso
Mishi me hormone
Peshku me koncentrat kancerogjen 
Perimet me kimikate tej normave
Gruri me cilësi skandaloze
Buka me ngjyrosës e konservantë
Djathi me niseshte
Salçiçet me mish ilegal nga fundërrinat e Brazilit dhe Kinës
Ushqimet me data të falsifikuara skadence
Ëmbëlsirat me vaj palme e margarinë skandaloze

Nazistët i vdisnin njerëzit me dhoma gazi para 75 vjetësh, ndërsa ne po i vrasim me ushqim. Qëllimet ndryshojnën; ata vrisnin për ideologji, ne vrasin për pasurim.