SHBA - Dita e Shën Valentinit ka një mënyrë ideale për të nxjerrë në dritë marrëdhëniet toksike. Kjo pasi Chris Paul njoftoi tërheqjen e tij nga NBA më 13 shkurt. Në moshën 40-vjeçare dhe pas 21 sezonesh në NBA, ai u largua verën e shkuar nga Toronto Raptors për te Los Angeles Clippers, por nuk e gjeti veten.

Paul prishi planin fillestar për t'u tërhequr në fundin e sezonit edhe sepse nuk po ndjente mbështetjen e skuadrës kaliforniane.

Chris ishte një nga yjet e skenës amerikane të basketbollit dhe kabineti i tij i trofeve përfshin gjithashtu dy medalje ari olimpike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Pekin 2008 dhe Londër 2012.

Paul luajti për shumë ekipe, si New Orleans, ku u emërua 'Lojtari Më i Mirë' i vitit në 2006, Houston, Oklahoma City, Phoenix, Golden State, San Antonio dhe së fundmi Toronto e Clippers, duke luajtur në 1,370 ndeshje me një mesatare prej 16.8 pikësh, 9.2 asistimesh dhe 4.4 ribaundesh.

Ai humbi titullin e NBA në 2021, kur luajti në finale me Phoenix Suns, të cilët u mposhtën nga Milwaukee.

“Jam plot gëzim dhe mirënjohje. Edhe pse ky kapitull si ‘lojtar i NBA-së’ ka mbaruar, loja e basketbollit do të jetë përgjithmonë e ngulitur në ADN-në time”, shkroi lojtari në mesazhin e tij. “Kam qenë në NBA për më shumë se gjysmën e jetës sime. Është çmenduri ta thuash këtë”.