Chicago Bulls ka luajtur ndeshjen e dytë radhazi në Californi brenda dy ditësh, por kësaj radhe ka humbur. Pasi mposhtën pardje LA Lakers, Bulls janë mposhtur nga LA Clippers në "Crypto Arena "me 12 pikë diferencë 124:112. Ka qenë një ndeshje shumë interesante, por në çerekun e dytë dhe të tretë Clipper siguruan epërsi të lartë deri në 25 pikë dhe nuk e rrezikuan fitoren në asnjë moment.
Plot shtatë basketbollistë të vendasve shënuan pikë dyshifrore në këtë takim, derisa më efikasi ishte francezi Nicolas Batum me 24 pikë. Me nga 22 pikë kontribuan Eric Gordon dhe Kawhi Leonard, teksa Hyland shtoi 13 të tjera. Zach LaVine me 23 pikë dhe DeMar DeRozan me 21 të tjera ishin më efikasit te Bulls, por që nuk mjaftuan këto pikë për fitore.
Në ndeshjet e tjera, Nuggets kanë mundur Thunders, teksa fitore edhe për Mavericks, Bucks apo edhe Pelicans.