SHBA - Los Angeles Lakers regjistruan fitoren e tretë radhazi në NBA, duke u ngjitur në vendin e tretë të Konferencës së Perëndimit. Kalifornianët triumfuan 103-111 në transfertë ndaj New Orleans, në një ndeshje ku LeBron James dhe Luka Doncic shkëlqyen, duke realizuar nga 30 pikë secili.

Sukses dramatik edhe për Dallas, që fitoi 98-100 në sekondat e fundit përballë Sacramento në shtëpinë e këtyre të fundit. Një paraqitje e balancuar e ekipit teksan, me të gjithë titullarët që shënuan mbi 10 pikë.

Fitore jashtë fushe arriti edhe Cleveland, i cili mposhti 116-120 Indianan, me Darius Garland që ishte më i miri në parket me 29 pikë.

Emocione deri në fund pati edhe në përballjen mes Memphis dhe San Antonio, ku vendasit fituan 106-105. Spencer dhe Jackson realizuan nga 21 pikë secili, duke e bërë të pavlefshme paraqitjen e shkëlqyer të Victor Wembanyama, autor i 30 pikëve për Spurs.

Zhgënjen sërish Miami, që u mund thellë 122-94 nga Minnesota. Anthony Edwards udhëhoqi Timberwolves me 26 pikë, duke vulosur një tjetër humbje për Heat.

Rezultatet në NBA:

Indiana - Cleveland, 116-120

Washington - Orlando, 120-112

Memphis - San Antonio, 106-105

Minnesota - Miami, 122-94

New Orleans - Lakers, 103-111

Sacramento - Dallas, 98-100