SHBA - Mbrëmje emocionuese në NBA, ku nuk munguan surprizat dhe paraqitjet individuale të nivelit të lartë. Fitorja e tretë radhazi për Oklahoma City Thunder, që triumfoi 107 - 116 në transfertë ndaj Toronto Raptors. Në një përballje me rivalitet të fortë, protagonist ishte Cason Wallace me 27 pikë, duke udhëhequr skuadrën drejt suksesit të radhës që e mban në krye të Konferencën Perëndimore.
Fitore të rëndësishme jashtë fushe arriti edhe Dallas Mavericks, që mposhti 114 - 123 Brooklyn Nets. Vendimtare në këtë sfidë ishin pikët e ardhura nga stoli, me plot 61 pikë të realizuara nga lojtarët rezervë.
Nuk zhgënjen Milwaukee Bucks, që në parketin e vet mundi 128-117 Miami Heat, në një duel mes skuadrash që synojnë zonën “play-in”. Kevin Porter ishte lojtari më i spikatur për Bucks me 32 pikë.
Sukses edhe për New Orleans Pelicans, që falë 26 pikëve të Zion Williamson mposhti 113-109 Golden State Warriors në një ndeshje të luftuar deri në fund.
Dramë në sekondën e fundit në përballjen mes Orlando Magic dhe Los Angeles Lakers, ku miqtë fituan 109 - 110. Paolo Banchero ishte heroi i takimit me 36 pikë të shënuara. Fitore të sigurt regjistroi edhe Cleveland Cavaliers, që mundi 109-94 New York Knicks, sfidë ku u dallua Donovan Mitchell me 23 pikë.
Ndërkohë, Boston Celtics triumfoi 81 - 97 ndaj Phoenix Suns, falë 22 pikëve të Derrick White, duke konfirmuar formën e mirë në këtë fazë të sezonit.
Rezultatet e sotme:
Indiana - Philadelphia, 114-135
Atlanta - Washington, 119-98
Brooklyn - Dallas, 114-123
Cleveland - New York, 109-94
Toronto - Oklahoma, 107-116
Chicago - Charlotte, 98-131
Milwaukee - Miami, 128-117
New Orleans - Golden State, 113-109
Phoenix - Boston, 81-97
Portland - Minnesota, 121-124
Lakers - Orlando, 109-110
Komente










