SHBA - Tre përballje emocionuese u zhvilluan mbrëmjen e të hënës në fazën play-off të NBA, duke sjellë rezultate interesante si në Lindje ashtu edhe në Perëndim.

Në Konferencën e Lindjes, Cleveland Cavaliers konfirmuan forcën në shtëpi duke mposhtur Toronto Raptors me rezultatin 115-105 dhe duke udhëhequr 2-0 serinë e ndeshjeve mes tyre. Protagonist absolut ishte Donovan Mitchell me 30 pikë, ndërsa James Harden kontribuoi me 28 pikë në këtë fitore të rëndësishme.

Ndërkohë, dramë në New York, ku New York Knicks u mundën në sekondat e fundit 106-107 nga Atlanta Hawks, duke bërë që seria e ndeshjeve të barazohet 1-1. Heroi i miqve ishte CJ Mccollum me 32 pikë, teksa Atlanta tani zhvendos dy ndeshjet e radhës në fushën e saj.

Në Perëndim, surpriza erdhi nga Minnesota Timberwolves, që triumfuan 114-119 në transfertë ndaj Denver Nuggets. Anthony Edwards ishte lideri i miqve me një paraqitje të shkëlqyer prej 30 pikësh dhe 10 rebound, ndërsa 30 pikët e Jamal Murray për vendasit mbetën vetëm për statistikë.

Konferenca e Lindjes, çerekfinale:

(1-8), Detroit - Orlando, (0-1)

(2-7), Boston - Philadelphia, (1-0)

(3-6), New York - Atlanta, 106-107 (1-1)

(4-5), Cleveland - Toronto, 115-105 (2-0)

Konferenca e Perëndimit, çerekfinale:

(1-8), Oklahoma - Phoenix, (1-0)

(2-7), San Antonio - Portland, (1-0)

(3-6), Denver - Minnesota, 114-119 (1-1)

(4-5), LA Lakers - Houston, (1-0)