Kacavjerrja, sporti më trend në Shqipëri kohët e fundit është hapur në një palestër në Tiranë. Palestra e kacavjerrjes është e ndërtuar me mure të formave të ndryshme dhe me gurë të ngjyrave të ndryshme që paraqesin vështirësitë e ngjitjes së mureve.
Ky sport ka përfitime si nga ana fizike ashtu dhe psikologjike pasi ai është i kompletuar ku gjithë muskujt e trupit bëhen të fortë. ende nuk është bërë popullor ky sport pasi vetëm një vit ka që është hapur nga një grup djemsh të cilët të nisur nga pasioni vendosën të hapnin një palestër.
Por, kacavjerrja nuk bëhet vetëm në palestrën e ndërtuar enkas për këtë sport por edhe në terren nëpër shkëmbinj dhe male.
Sporti i kacavjerrjes dhe ecja bashkë është sporti i alpinizmit. Kështu, kacavjerrja është në familjen e sportit të alpinizmit.
Në një intervistë për emisionin e mëngjesit "Rreze Dielli", Elion Ccikopano tha se ky sport ka disa teknika që duhet të mësohen "ka teknika të kapjes, kalimi nga një pozicion në tjerin kanë stilet e tyre të cilat duhet të mësohen dhe më pas të bësh një ngjitje të madhe si në terren ashtu edhe në palestër".
Gjatë bisedës me Elionin, instruktorin e këtij sporti të ri, ai foli edhe për vijueshmërinë e këtij sporti duke hapur një klub me fëmijët, të cilët ai i cilëson si e ardhmja e kacavjerrjes. Ai thotë që "shqipëria nuk ka një brez kacavjerrës kështu që ne kemi menduar që të merremi me fëmijët që të jenë ata brezi i parë i kacavjerrjes këtu".
Lidhur me klubin e fëmijëve ai shton se fëmijëve u vjen natyrshëm kacavjerrja. "Ne i stërvisim duke u kacavjerrë por duke përdorur lojra argëtuese në mënyrë që ata të jenë më të përgatitur për këtë sport".
Por sporti i kacavjerrjes ka mjetët e veta që i përputhen sportit të alpinizmit veccse atletet duhet të jenë të veccanta në mënyrë që të ndihmojnë në ngjitjen e majave apo edhe në palestër. E vetmja gjë e rrezikshme që ka ky sport në terren është kur personat nuk janë të instruktuar dhe nuk e njohin terrenin.
Sporti i kacavjerrjes është një sport individual ku personat që e praktikojnë gjithmonë duhet të përballesh me aftësistë e tua. Lidhur me interesimin e njerëzve rreth këtij sporti Elioni thotë se "ka shumë pak që është hapur dhe është një sport i ri të cilin nuk e njohin, por tani po e mësojnë.
Ky sport i ri në Shqipëri pretendon sipas instruktorëve që e kanë futur në trendet e sporteve që të ketë edhe kampionate në të ardhshme.
Elioni thotë se "në botë ka kompeticione që organizohen lidhur me këtë sport". Për sa i përket pikësynimeve të këtyre djemve që kanë futur këtë sport të ri në Shqipëri ata thonë që shpresojnë të nxjerrin talente që të nxjerrin breza kampionësh në këtë sport. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com