Fshati Picallë pranë Selites nuk ka energji elektrike, pasi disa persona ende të paidentifikuar nga policia mbrëmjen e djeshme, kanë vjedhur bobinat e bakrit (dyshohet për skrap) të transformatorit në kabinë, bën me dije OSHE.
Denoncimi në polici për veprën penale është bërë pikërisht nga OSHE, pasi janë ankuar banorët e fshatit, të cilët vazhdojnë të jenë në errësirë. 24 abonentë kanë mbetur pa energji elektrike këto 24 orë. Po punohet për riparimin dhe sjelljen e energjisë elektrike ,por për shkak të terrenit të vështirë dhe lagështisë, është i vështirë rikuperimi në kohë i dëmit.
/Shqiptarja.com

a.m/Shqiptarja.com