Ky projekt u përzgjodh nëpërmjet një thirrjeje të hapur për projekt-propozime (2 gusht – 3 nëntor 2017), shpallur nga Ministria e Kulturës në rolin e komisionerit të pavijonit të Shqipërisë, në vijim të tre fazave të procesit selektiv, nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga: Gëzim Qendro, Bekim Ramku, Simon Battisti, Adelina Greca dhe Arta Dollani.
Anëtarët e jurisë arritën në përfundimin se ky është projekti më i mirë dhe ekipi më bindës për realizimin e suksesshëm të pavijonit shqiptar në Bienale, i cili përmbush kriteret e paraqitura në thirrjen e hapur.
Juria u frymëzua nga lidhja e propozuar nga ekipi midis Venecias dhe Tiranës për të sjellë një pjesë të mjedisit urban të Tiranës në Venecia, një pjesë që Tirana po humbet në procesin e zgjerimit urban / rindërtimit.
Një instalacion që interpreton pozitivisht një fenomen që lind si social, por që përkthehet në një energji plot ngjyra dhe tinguj primordialë do ta përfaqësojë Shqipërinë në Biennalen e 16 Ndërkombëtare të Arkitekturës. Bienalja e Venecias do të mbahet nga data 20 korrik deri më 5 gusht.
(Juria që vlerësoi projektin 'Hapësira zero')
d.c./shqiptarja.com










