Përgatitjet e kërcimtareve të Shfaqjes spektakolare të Krishtlindjes kanë nisur që në muajin tetor, në mënyrë që nga mesi i nëntorit deri në fund të dhjetorit të përformojnë kërcime fantastike për të gjithë publikun amerikan.
Zonjushat po punojnë për performancën e re të këtij viti “New York-u në Krishtlindje” që do të transmetohet gjatë gjithë periudhës së festimeve në pritje të krishtlindjes.
Në vitin e 82-të të zhvillimit të saj, do të ketë dhe performance të tjera si “Living Nativity” dhe “Parada e ushtarëve prej druri”. Logan Reginato, e lindur në Arziona, do të bëjë hapjen e shfaqjes në performancën e parë që nis më 7 nëntor.
Ajo tregon se nuk e ka provuar të ngjitet ndonjëherë në skenë dhe derisa po pret ta provojë ndjen se ka shumë flutura në stomak.
Ndërsa veteranja Danelle Morgan, që ka performuar në këtë shfaqje prej 9 vitesh tregon intensitetin e ushtrimeve që duhet të bëjnë prej rreth 6 javësh duke u stërvitur për 6 orë në ditë, 6 herë në javë.
Të ashtquajturat “fishekzjarret” kanë qenë pjesë e festimeve të Krishtlindjes që prej vitit 1932 dhe çdo vit performojnë në një maratonë kërcimesh spektakolare deri më 31 dhjetor.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com