Tuna dhe Arilena pritet që të shfaqen ne një duet tek edicioni i sivjetshëm i "Këngës Magjike" duke konkuruar kështu me këngëtaret tjerë në një garë të fortë.
Këtë duet, Tuna e ka paralajmëruar edhe më herët kur është pyetur se a mendon të realizojë ndonjë projekt të përbashkët me Arilenën dhe ka thënë se po. E mesa duket festivali i “Kënga Magjike” është vendi i duhur për ta sjellë këtë projekt.
Mbetet për tu parë se çfarë kënge kanë zgjedhur dy vajzat, e me pjesëmarrjen e Tunës mund t’i lejojmë vetes të themi se në këtë festival nuk do të kemi vetëm konkurrencë për këngët, por edhe konkurrencë për “zogun ma të mirë”, edhe pse këngëtarja nga Maqedonia u vetëshpall e tillë verën që lamë pas.
(J.H/shqiptarja.com)