Ligjet fiskale, Florion Mima: Janë ndryshuar 80 herë

Ndryshimet e shpeshta në ligjet fiskale në vend vijojnë të mbeten një problematikë serioze.

Sipas anëtarit të Komisionit të Ekonomië, Florion Mima, në dy vite, ligjet fiskale janë ndryshuar 80 herë duke përkeqësuar më tej marrëdhëniet e tatimpaguesve me shtetin.

Edhe pse problematika e ndryshimit të shpeshtë të ligjeve fiskale është evidentuar edhe para dy vitesh, sipas deputetit Mima, diferenca qëndron te efektet e këtyre ndryshimeve.

Sa i përket të ardhurave, pavarësisht ndryshimeve ligjore që ndikojnë në administrimin fiskal, sipas deputetit Mima, në 11 muaj mungojnë 360 milion dollarë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra