Koreja e Jugut është kryeqyteti i kirurgjisë plastike në botë. Ndërhyrja më e përhapur është ajo e kapakëve të syve, që i nënshtrohet pjesa më e madhe e të rinjve, kur mbarojnë shkollën e mesme, përpara se të hyjnë në universitet.

Një kirurg estetik ka shpjeguar maninë pas kësaj lloj kirurgjie, ndërsa ka shtuar se prindërit e ndjejnë si detyrim që t’i bëjnë fëmijëve një dhuratë të tillë, pas diplomimit. Një operacion i tillë që kushton diku tek 1000-3000 dollarë, zmadhon sytë dhe krijon një imazh më miqësor, ndryshe nga shikimi ‘i acaruar’ që sipas tyre kanë kur nuk i ndryshojnë.

Prindërit trashëgojnë tek fëmijët e tyre mendimin se pamja është shumë e rëndësishme në jetë, prandaj ndërhyrje të tillë janë të domosdoshme.
operacion
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)