Ndërhyrje kirurgjikale në 5 spitale
private me pagesat e shtetit

Ndërhyrje kirurgjikale në 5 spitale<br />private me pagesat e shtetit
Pacientët të cilët kanë pasur probleme me zemrën apo u është dashur të kryejnë një koronarografi prej më shumë se një jave kanë filluar ta marrin këtë shërbim edhe në spitalet private pa pagesë, thjesht duke plotësuar dokumentacionin përkatës.

Fondi i Sigurimeve të kujdesit Shëndetësor ka nisur tashmë shpërndarjen e pacientëve nga spitali publik drejt atyre private të cilëve për një angiografi koronare, ndërhyrje valvulare apo vendosjen e një “pacemakeri” për rregullimin e rrahjeve të zemrës.

Për ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj tashmë pacientët nuk e kanë të nevojshme të presin me muaj për të kryer këto procedura, por ato realizohen në kohën më të shkurtër të mundshme falë kontratave të lidhura me institucionet private.

Sipas tij, këto shërbime do të ofrohen me të njëjtën kosto si në spitalin publik, por shpenzimet e tyre do të mbulohen 100% nga shteti. “Fondi i Sigurimeve ka lidhur kontrata me 5 spitale jopublike në Tiranë për të ofruar këtë shërbim shumë të nevojshëm për sëmundjet kardiake, për shëndetësinë tonë. Kemi një listë pritje e cila, pa filluar këtë lloj praktike pune zgjaste deri në 4 apo 5 muaj, minimalisht ky bashkëpunim i ri që fillon tani dhe do të konsolidohet edhe gjatë vitit të ardhshëm do të përgjysmojë këtë listë pritje” ka pohuar Beqaj.

Bashkëpunimi publik- privat për tëshmangur listat e gjata të pritjes së të sëmurëve me probleme kardiake është një përvojë e aplikuar edhe në vendet e tjera evropiane, siç tregojnë edhe mjekët e huaj të cilët punojnë në këto spitale private.

Sipas eksperiencave që ata tregojnë, në Itali ky lloj bashkëpunimi ka ndodhur shume vite më parë dhe ka qenë mjaft produktiv për pacientët. Në një vit numri i të sëmurëve me probleme të zemrës në listë pritjeje në spitalet publike arrin në rreth 500 dhe me zbatimin e paketave të reja shëndetësore për përfitim falas të shërbimeve në spitalet private pritet që numri i tyre të përgjysmohet.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie