Policia e Tiranës në njoftimin lidhur me incidentin e ndodhur në stadiumin “Qemal Stafa”gjatë ndeshjes Kukës-Legia sqarohet se, lojtari është rrëzuar në pjesën e fushës ku nuk kishte tifozë dhe se sendi me të cilin është goditur nuk është cilësuar.
“Gjatë përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, tifozët e Kukësit u revoltuan me rezultatin duke e kontestuar atë, dhe të ashpërsuar kanë filluar reagim me tifozët kundërshtare duke tentuar të afroheshin me tribunën e tifozëve polakë. Në këto moment policia ka shmangur kontaktin fizik duke i rikthyer tifozët e Kukësit në vendet e tyre. Në minutën e 52 të ndeshjes së futbollit, është parë një lojtar i shtrirë, i cili u shpreh se është goditur nga një send i pacilësuar së çfarë ishte dhe drejtimi nga kishte ardhur goditja e lojtarit nuk është përcaktuar pasi zona në të cilën lojtari u rrëzua ishte pa tifozë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në këtë mënyrë, policia heq“përgjegjësinë” si garantuese e sigurisë duke sqaruar se para, gjatë dhe pas ndeshjes nuk është shënuar asnjë incident. Në fakt pavarësisht këtij njoftimi, para nisjes së takimit ka pasur një incident mes tifozëve pranë ambienteve të stadiumit “Qemal Stafa”.
“Nga ky moment e në vazhdimi nuk është shënuar asnjë incident ndërmjet tifozëve apo hedhje sendesh ndërkohë që nga ana e përfaqësuesve të futbollit u mor vendimi për pezullimin e ndeshjes. Në asnjë moment në fillim, përgjatë dhe në përfundim të këtij aktiviteti sportiv nuk është shënuar asnjë lloj incidenti pasi policia ka qenë në gatishmëri të plotë deri në momentin që janë larguar tifozët pas vendimit të pezullimit të ndeshjes sportive”, përfundon komunikata e policisë.
/Shqiptarja.com