Problemet shëndetsore të Behlul Limajt, kushëririt të Fatmir Limajt i akuzuar në rastin Klecka, kanë diktuar ndërprerjen e seancës në këtë fazë procesi ku po trajtohet pranueshmëria e deklaratave të dëshmitarit X.

Mbrojtja i ka kërkuar trupit gjykues hapjen e deklaratave të tilla, si dhe ua ka dorëzuar trupit gjykues dokumentet me të cilat pretendon se në ditarët e dëshmitarit X ka kundërthënie të mëdha.

Seanca për paraqitjen e argumenteve mbi pranueshmërinë e deklaratave të dëshmitarit X vazhdon të hënën. Deri tani para gjykatës janë prezantuar argumentet e 2 mbrojtëseve, derisa priten të paraqiten me argumentet e tyre 8 avokatë të të akuzuarve të tjerë të rastit Klecka, përfshirë këtu edhe deputetin Fatmir Limaj, ish komandant i UÇK-së.

/rg/shqiptarja.com/