Ndërron jetë adoleshentja që
jetonte me trupin e 100 vjeçares
Një adoleshente që vuante një gjendje gjenetike të rrallë, e cila i dha asaj trupin e një 100 vjeçareje, ka vdekur në moshën 17 vjeçare. Duket e pabesueshme, por ky nuk është një rast unik, ndonëse i rrallë.
Hayley Okines u bë e njohur tre vjet më pare, kur u bë protagoniste e një dokumentari rreth gjëndjes së saj moshore e fizike të pazakontë.
Ajo vuante nga një çrregullim i rrallë i njohur si “progeria”, kuptimi i emrit të së cilës vjen nga Greqia e lashtë, me domethënien “moshë e parakohshme”.
Çrregullimi përfshin një proteinë mutante, të quajtur progerin, e cila përshpejton moshën fizike të njeriut.
Në të gjithë botën, janë të njohura rreth 74 raste të këtij lloji çrregullimesh.
Në rastin e një fëmije 10 vjeçar, progeria kushtëzon pamjen fizike të një 80 vjeçari, shoqëruar me simptoma si artriti dhe problemet e zemrës, por me mëndjen e një 10 vjeçari.
Pacientët e progerias normalisht vdesin nga sulmet kardiake, zakonisht në moshën 13 vjeçare.
Në rastin e Hayley, një vajzë nga Bexhill, ajo sfidoi problemin e saj për të jetuar disa vite më shumë. Ajo arriti të publikojë edhe një autobiografi ku rrëfente të jetuarin me një simptomë të tillë.
Natën e shkuar, mamaja e saj postoi në facebook: “ Vajza ime vogël ka shkuar diku tjetër, në një botë më të mirë. Ajo morri frymë për herë të fundit në krahët e mia dje.”
Nëna e saj kishte rrëfyer më parë në dokumentar për jetën e vështirë të fëmijës së saj. “Kërkuam fillimisht në internet dhe u shokuam. Gjetëm foto të fëmijëve që dukeshin si të moshuar. Dhimbja më e madhe ishte kur morrëm vesh se vajza jonë do të jetonte vetëm deri në 13 vjeç”, tregon e ëma.
Të vendosur për t’ia bërë vitet e pakta të jetës të paharrueshme, i gjithë komuniteti lokal u angazhua në mbledhjen e qindrave pound për të paguar udhëtimin e saj në Disneyland të Kalifornisë. Në jetën e saj të shkurtër, Hayley adhuronte të notonte me delfinët, të udhëtonte pafund, e ëndërronte shumë që të takonte Princin Charles dhe Justin Bieber.
Pavarësisht problemeve, adoleshentja qëndroi e pamposhtur, të paktën moralisht.
“Në shumë mënyra ndihem me fat, sepse falë sëmundjes sime kam arritur të takoj më shumë njerëz dhe bëj më shumë gjëra se sa disa bëjnë në jetën e tyre normale”, kishte thënë ajo me entuziasëm.
Redaksia Online
(Al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3561
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23