Ka ndërruar jetë ikona e boksit shqiptar Ali Kastrati, pas një sëmundje të pashërueshme.
Kastrati u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare, por do të mbahet mend nga të gjithë për titujt që ka fituar ndër vite.
Ali Kastrati ka fituar 15 tituj kampion në boks, 16 tituj në mundje dhe 15 tituj në peshëngritje si trajner. Kastrati ka zhvilluar 20 takime ndërkombëtare dhe rreth 300 ndeshje si boksier.
Ali Kastrati ka fituar 65 medalje të kampionit kombëtar dhe është zgjedhur midis 12 sportistëve më të mëdhenj shqiptarë për të gjitha kohët.
Gjithashtu Kastrati është nderuar me Titujt: “Mjeshtër i Merituar”, “Trajner i Merituar”, “Mjeshtër i Madh”, “Urdhri i Artë Naim Frashëri”, “Urdhri i Skënderbeut”, “Nderi i Sportit Shqiptar”
Dylber Balla
/Shqiptarja.com