Ndërron jetë në Francë ish portieri
i Dinamos Ilir Luarasi

Ish portieri i Dinamos, Ilir Luarasi është ndarë nga jeta ditën e sotme pasi vuante nga një sëmundje.

Luarasi jetonte në Francë prej disa vitesh. Në 1976 u vendos në portën e Dinamos ku u afrua nga Shkëndija e Tiranës ku për 11 vite rresht mbrojti portën e Klubit të Dinamos. Me Luarasin në portë Dinamo fitoi tre tituj Kampion dhe dy Kupa të Shqipërisë.

Ilir Luarasi ka performuar edhe në kompeticionet e UEFA me skuadrën e Dinamos ku u regjistruan në raundin e parë në sezonin 1985-86 ndaj Hamrun Spatans dhe më pas u eliminuan nga Sportingu i Lisbonës.

Sipas kolegëve Luarasi ishte një portier modern dhe dinte të luante në mënyrë fantastike.

luarasi

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

HiStory/ Çamëria e rrëfyer nga historianët grekë, si ka ndryshuar narrativa dhe fajësimi i shtetit të tyre

HiStory/ Çamëria e rrëfyer nga historianët grekë, si ka ndryshuar narrativa dhe fajësimi i shtetit të tyre