Ndërron jetë në moshën
71-vjeçare këngëtarja Violeta Simoni

Ndërron jetë në moshën <br />71-vjeçare këngëtarja Violeta Simoni
TIRANE - Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare këngëtarja e njohur e viteve 50'-70', Violeta Simoni. Ka qenë vetë djali i të ndjerës, i cili nga Anglia ku jeton, ka njoftuar policinë për të zhvilluar një kontroll në banesën e të ëmës në Tiranë, i shqetësuar pasi nëna e tij këngëtarja, Simoni nuk i ishte përgjigjur në telefon.

Menjëherë pas këtij sinjalizimi policia është gjendur në banesë e këngëtares, ku edhe ka gjetur trupin e pajetë në banesën ku ajo jetonte, në rrugën “Fortuzi” në kryeqytet.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, këngëtarja ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrore.

Violeta Simoni lindi më 10 tetor të vitit 1942. Simoni ka mbaruar Liceun Artistik për mësuese muzike.

Paraqitjen e parë skenike e ka pasur në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar në vitin 1962 me këngën "Mos më qorto", ku u vlerësua me çmimin e tretë.

Violeta Simoni ka punuar si këngëtare profesioniste në Estradën e Tiranës. Këngë të tjera të saj janë "Erdhi Enveri nga Malësia", "Kitara Partizane" e të tjera.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit