Tito Vilanova ka humbur betejën më të rëndësishme në jetë. Ish-trajneri i ekipit të Barcelonës, Tito Vilanova është ndarë nga jeta në moshën 45 vjeçare.
Lajmin për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit e konfirmoi për mediat klubi katalanas.
Vilanova vuante prej më shumë se dy vitesh nga një sëmundje e rëndë, e cila e detyroi që të tërhiqej edhe nga drejtimi i ekipit blaugran.
Vilanova iu nënshtrua disa ndërhyrjeve, por gjendja e tij u përkeqësua shumë në dy javët e fundit. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 45 vjeçari u nda sot nga jeta.
Tito, emrin e plotë e ka Francesc Vilanova i Bayo, lindi më 17 shtator të vitit 1968, në Bellcaire d'Empordà.
Vilanova ka pasur 13 vite të kaluara si futbollist, kulmin e karrierës në futboll e arriti me skuadrën e Barcelonës, të cilën e drejtoj për pak kohë.
Ai nga 2007 deri në 2012, ishte i lidhur me klubin blaugrana, ndërsa trajner ishte vetëm në sezonin 2012-2013.
Trajneri i Chelseat, Jose Muorinho ka shprehur ngushëllime për vdekjen e trajnerit spanjoll, Tito Vilanova.
“Special One” që njihet për skandalin që bëri në “El Clasico”, duke i futur gishtin në sy pikërisht Vilanovas, ka thënë se kjo është një ditë e trishtueshme për futbollin.
“Vdekja e Tito Vilanovas është një ditë e trishtuar për futbollin, Barcelonën dhe më shumë e rëndësishme për familjen e tij.
Në emër të të gjithëve këtu në Chelsea, ju dërgojmë ngushëllimet më të thella në këto momente të vështira”, tha Mou.
Trajneri i Spanjës, Vicente Del Bosque u shpreh “Është një dramë. Ai na la në moshën 45 vjeçare, në mes të jetës”, tha ndër tjera, Del Bosque.
/Shqiptarja.com