Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka planifikuar të shqyrtojë në mbledhjen e së premtes propozimet nga një grup nismëtarësh për mundësinë e refendumit për ndërtimin e këndit të lojrave të Parku i Liqenit Artificilal në Tiranë.

Pjesë e diskutimit është është parashikuar të jetë edhe mundësia e një referendumi për ndërtimin me koncesion të një parkimi nëntokësor tek “Parku Rinia”, vendim ky i marrë nga Këshilli Bashkiak Tiranë, në dhjetor të vitit të shkuar.

Gjithashtu, është parashikuar të dikutohet edhe mundësia e një referendumi për ndërtimin e objekteve social-kulturore, universitare dhe administrative në dy anët e korpusit të Universitetit Politeknik. 

Së fundmi, pritet të diskutohet edhe projekt-vendimi “Për krijimin e strukturës së posaçme, për regjistrimin, administrimin dhe përpunimin e formularit të vetëdeklarimit, si dhe miratimin e modelit të regjistrit për regjistrimin e cdo formulari vetëdeklarimi”. 

Redaksia online
Shqiptarja.com