Vendimi i qeverisë i marrë pak muaj më parë se lejet e ndërtimit për pallatet me mbi 6 kate do të mund të jepen nga njësitë vendore, tashmë ka hyrë në fuqi. Në këtë vendim përcaktohet se lejen për pallatet mbi 6 kate do të jepen nga bashkitë, ndërsa KKT-ja do të bëjë kontrollin. Kontrolli i lejes së ndërtimit për këto pallate do bëhet brenda 10 ditëve, ndërsa për rastet kur kalohet ky afat dhe nuk është bërë asnjë vërejtje, atëherë leja konsiderohet e ligjshme. Do të jenë zyrat Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP) që do të lëshojë çertifikatat e pronësisë mbi pallatet mbi 6 kate, pas kërkesës së pronarit.
/Shqiptarja.com












