Ndahen 6 Çmimet Kombëtare të Letërsisë! Juria e kryesuar nga Mehmet Kraja zgjedh romanin e Çapalikut, si më të mirin për 2022

Çmimet Kombëtare të Letërsisë, mblodhën këtë mesjavë personalitete të letërsisë e botës akademike. Me frymën e poezisë, e në kujtesë të Lasgush Poradecit, Elia Zaharia ngroh atmosferën dhe na rrëmben mes “Valës” së dashurisë e “Shpirtit” hyjnor përmes vargjeve të poetit.

Prej fillim vitit anëtarët e jurisë së kryesuar nga akademiku Mehmet Kraja ( dhe anëtarët: Shezai Rrokaj, Saverina Pashaj, Aida Tuci dhe Mimoza Hysa) kanë nisur punën për të vlerësuar botimet e vitit 2022...

Mes disa kandidaturash janë përzgjedhur 6 vepra fituese, si më poshtë:

Çmimi “Vepra më e mirë studimore letrare e vitit” i jepet Xhevat Lloshi me librin “Udhëkryqet e Kristoforit dhe aventura e librit shqip” me motivacionin: “një studim i plotë, i larmishëm dhe i dokumentuar mbi veprën dhe kronologjinë e jetës si dhe të përkthimeve shqip të Biblës dhe një bibliografi shteruese mbi veprën e Kristoforidhit”.

Çmimi “Libri për fëmijë më i mirë i vitit” i jepet Edi Gogu për librin “Tezja dhe shkopinjtë magjikë” me motivacionin: “për një shkrim plot fantazi që nxit imagjinatën dhe i fut fëmijët në botën e ëndrrave”.

Çmimi “Romani më i mirë i vitit” i jepet Stefan Çapaliku me romanin “Një engjëll veshë me frak” me motivacionin:’ për një shkathtësi rrëfimi dhe gjetjesh të përdorura tradicionalisht në prozën romanore, tejkalon këtë kufizim dhe veprës i jep shtrirje më të gjerë dhe personazhit referencë polivalente”.

Çmimi “Vëllimi më i mirë poetik i vitit” i jepet Olimbi Velaj për librin “Lumturia e të tjerëve” me motivacionin: “për ndjeshmërinë dhe sinqeritetin e mendimit, për origjinalitetin dhe gjuhën poetike mjeshtërore e të drejtpërdrejtë”.

Çmimi “Përkthimi më i mirë i vitit” i jepet Mira Meksi për librin “Vjeshta e patriarkut”, G. G. Marquez me motivacionin: “për përkthimin e romanit e cila vjen në një shqipe të pasur me një sintaksë pabesueshmërisht të qartë që jo vetëm respekton stilin e autorit por edhe sjell me autencitet një shumësi zërash, një përrua fjalësh, figurash, me muzikalitetin e një fuge baroke”.

Çmimi “Vëllimi më i mirë me tregime i vitit” i jepet Behar Jacaj për librin “Hoteli përbri kishës” me motivacionin: “për një pasqyrim psikologjik të pështjellimit të botës së brendshme të njeriut të kohërave të sotme, përmes një rrëfimi të zhdërvjellët, me gjuhë të pasur dhe situata befasuese”.

Çmimet Kombëtare të Letërsisë, të themeluara nga Ministria e Kulturës, e që ndahen nga Qendra Kombëtare e Librit janë vlerësimet më të rëndësishme në këtë fushë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë