Ndahen çmimet e 'Kokofest', Çuli merr kupën e festivalit për shfaqjen 'Pas vdekjes' (VIDEO)

“Kokofest”, Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë në gjashtë net radhazi solli për artdashësit 4 shfaqje nga të gjithë teatrot e vendit. Gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve në këtë edicion të shtatë, juria zgjodhi që të vlerësoi me kupën e festivalin, komedinë më të mirë: "Pas Vdekjes" të Andon Zako Çajupit me regji të Hervin Çulit

Vet Çuli, njëkohësisht drejtor i Teatrit Kombëtar, e cilësoi këtë çmim të merituar, për mesazhin që përzgjedh sa i përket ruajtjes së gjuhës shqipe.

“Unë besoj se e meritonte plotësisht. Teatri ka për detyrë të edukojë edhe të kultivojë shijen. Teatri është kundër kitch, besoj se duhet të kishim marrë edhe çmime të tjera, por kjo është loja”.

Regjisorja dhe aktorja Elona Hyseni u vlerësua me çmimin “Regjia më e mirë” për komedinë "Sot 8 ditë".

“Ku ka dashuri ka edhe jetë, kështu që mendoj se ky është çmimi i të gjithë trupës, jo vetëm imi”, shprehet Elona Hyseni.

Aktori më i mirë protagonist u përzgjodh Ervin Bejleri, për interpretimin e tij në shfaqjen “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”
“Ndihem shumë i vlerësuar që isha fitues i një çmimi, që përkon me 70-vjetorin e krijimit të teatrit të Korçës. Por për mua është fatkeqësi që teatri ndërpritet në kohë pandemie. S’po them mos të respektohen rregullat, por konform tyre teatri mund të bëhet kudo”, shprehet Bejleri.

Olta Daku, u vlerësua, si Aktorja më e mirë për interpretimin në komedinë “Shirli Valentina”

 “Kishim shumë kohë që na kishte munguar teatri, edhe sot jam shumë e lumtur për këtë”, thotë Olta Daku.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të festivalit “Kokofest” u zhvillua në Muzeun Arkeologjik të qytetit t Korçës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë