Ndahen çmimet “Libri i karantinës”, i riu nga Librazhdi: U’a dedikoj Blloshmit dhe Lekës, sot 43-vjetori i ekzekutimit të tyre!

Çmimet e konkursit “Libri i karantinës” u ndan në Qendrën Kombëtare të Librit. Midis 80 dorëshkrimeve që trajtonin tematika të ndryshme të aktualitetit dhe periudhës, që jemi duke kaluar për shkak të pandemisë covid 90 u zgjodhën vetëm tre fitues, të cilëve do t’u botohen dorëshkrimet.

“80 vepra u bënë pjesë e kësaj gare, që kishte për qëllim të motivonte nxitjen e shkrimit shqip në të gjitha trevat shqipfolëse”, u shpreh Alda Bardhyli, drejtore e QKLL-së.

“Temat që kishin trajtuar ishte aktuale, drama politike, individuale, familjare, lufta e Kosovës, tërmetet edhe pandemia”, shprehet Rita Petro, anëtare e jurisë.

Ministrja e Kulturës dorëzoi çmimin “Ilirin” me autor Lum Gashin nga Kosova.
“Iliri” nga Lum Gashi

Një roman me temën e ditës, si personazh kryesor është i riu që mbijeton përmes punëve të rëndomta, ku fati i tij është në dorë të pronarit të kompanisë dhe zgjidhja mbetet vetëm ikja në perëndim; rrëfimi është i natyrshëm dhe pa sforcime.

“Bella ciao” është dorëshkrimi tjetër, që do të shikojë dritën e botimit me autore Vera Bekteshin.

‘Bella Ciao’ nga Vera Bekteshi

Libri me tregime ‘Bella Ciao’ përbëhet nga pesë tregime me tema krejt të ndryshme nga njëra-tjetra, por që i bashkon një fill, personazhet kryesore janë përgjithësisht gra. Tregimi i parë, ai që i jep dhe titullin librit, përshkruan periudhën e karantinës për shkak të pandemisë së virusit të Covid-19, që është dhe ngjarja, një ngjarje aq e madhe, saqë ka përfshirë gjithë planetin Tokë.

Ndërsa, Ervin Nezha vlerësimin që mori u’a dedikoi dy poetëve Vilson Blloshmi e Genc Leka për 43- vjetorin e ekzekutimit

“Unë vij nga një vend që nuk ka traditë shumë të pasur me shkrimtarinë, nga Librazhdi. Nuk më gëzon ky çmim për vlerën, se çmimet janë subjektive edhe të gjithë e meritojnë, por për faktin se sot është një festë për letërsinë shqipe. Ndërsa, 43 vite më parë nuk ishte festë, sepse në një ditë si kjo janë pushkatuar dy poetë nga Librazhdi, Genc Leka edhe Villson Blloshmi. Këtë çmim u’a dedikoj atyre”, shprehet  i riu Nezha.

“Tregime të zgjedhura” nga Ervin Nezha

Tregimet e Ervin Nezhës dallojnë për stilin befasues dhe mjeshtërinë e ndërtimit të karaktereve. Tregimet e tij shërbejnë si një vazhdimësi e një tradite në gjininë e tregimit shqip.

Juria që përzgjodhi fituesit përbëhej nga Ylli Demneri (shkrimtar), Rita Petro (poete dhe botuese), Durim Abdullahu (Pedagog i Filozofisë në Kosovë), Virgjil Muçi (studiues), Loer Kume (Autor i ri).

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së