Panairi i Librit 2022/ Ndahen çmimet për veprat letrare! Zija Çelës i jepet çmimi ‘Shkrimtari më i mirë’

TIRANË- Në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve, u ndanë në ditën e katërt të ngjarjes më të madhe të librit, Çmimet e Panairit, për këtë edicion të 25-të.  “Për rrezatimin e një urtie dhe përvoje të pasur letrare në identifikimin e bjerrjes së shpirtiT njerëzor, si dhe tjetërsimit të fytyrës së vdekjes e të dashurisë, në labirintet e një bote që shkon e përfton trajta distopike”, çmimi kryesor  “Shkrimtari më i mirë i vitit 2022” iu dorëzua autorit Zija Çela për veprën “Banka e Ankesave”, nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj.

‘Nuk e kisha çuar ndër mend këtë çmim, ky ishte një vit i veçantë çmimesh!’- i shpreh Çela.

“Si drejtues i bashkisë mendoj se në këtë vit të rinisë ndoshta ky ka qenë sponsorizimi më i mirë që kemi bërë. Do doja që ta vazhdonim çdo vit duke e rritur. Ndoshta duke rritur dhe kohëzgjatjen duke i dhënë mundësinë sa më shumë zhanreve që të prezantohen dhe sa më shumë shkrimtarëve dhe ndoshta marrin dhe më shumë hapësirë se Pallati i Kongreseve. Ndihem mirë që bashkia ishte sponsor kryesor i këtij aktiviteti. Mezi pres që vitin tjetër ta çojmë akoma më tej”, theksoi Veliaj.

Çmimi i letërsisë për fëmijë iu dha autores Natasha Shuteriqi për librin “Kalendari i ëndrrave të mollës”.

Me një juri të kryesuar nga shkrimtari e përkthyesi Virgjil Muçi, çmimi për “Përkthimin më të mirë nga letërsia franceze” i shkoi Klarita Lagjit, për veprën e “Vendi i babait” të nobelistes franceze Annie Ernaux. Ndërsa Romeo Çollaku me “varfanjaku i Zotit” të Nikos Kazanxaqis, u përzgjodh për “Përkthimin më të mirë të vitit”.

Vlerësimi për veprën më të mirë studimore shkoi për Arben Imamin me “tri format e mendimit”, çmim për të cilin as kreu i Bashkisë Tiranë, nuk e kurseu mendimin e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:25
Panairi i Librit 2022/ Veliaj i jep çmimin e autorit më të mirë shkrimtarit Zija Çela: Ndihem mirë që bashkia ishte sponsor kryesor

 

Në edicionin e vitit 2022 të Panairit të Librit u shpërndanë sot dhe çmimet letrare për autorët dhe përkthyesit e këtij viti. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dorëzuar çmimin si autori më i mirë shqiptar shkrimtarit  Zija Çela për veprën e tij “Banka e Ankesave” me motivacionin “Për rrezatimin e një urtie dhe përvoje të pasur letrare në identifikimin e bjerrjes së shpirtit njerëzor, si dhe tjetërsimit të fytyrës së vdekjes e të dashurisë në labirintet e një bote që shkon e përfton trajta distopike”.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës do të vijojë të jetë mbështetëse e Panairit të Librit. “Si drejtues i bashkisë mendoj se në këtë vit të rinisë ndoshta ky ka qenë sponsorizimi më i mirë që kemi bërë. Do doja që ta vazhdonim çdo vit duke e rritur. Ndoshta duke rritur dhe kohëzgjatjen duke i dhënë mundësinë sa më shumë zhanreve që të prezantohen dhe sa më shumë shkrimtarëve dhe ndoshta marrin dhe më shumë hapësirë se Pallati i Kongreseve. Ndihem mirë që bashkia ishte sponsor kryesor i këtij aktiviteti. Mezi pres që vitin tjetër ta çojmë akoma më tej”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë theksoi se Tirana do të jetë sinonim me panairin e librit. “Më vjen mirë që steka ka ardhur duke u rritur. Dua shumë që qyteti të jetë sinonim me panairin e librit. Si kryetari i Bashkisë në vitin e Rinisë, jam vërtetë i lumtur që Petriti dhe gjithë kolegët promovuan të rinj.  Kishim shumë nevojë të merrnim këtë mesazh që këtu rinia ende prodhon ende ka dëshirë”,  deklaroi Veliaj.

Veliaj nënvizoi se në një botë ku kufijtë e debatet diplomatike janë akoma tema të nxehta, libri i kalon këto barriera. “U inkurajova që ka shumë letërsi të mirë për fëmijët. Si një frankofon i vonuar me vjen shumë mire për përkthime serioze dhe voluminoze. Zonjës Duda gjithmonë i qëllon që nuhat fituesit dhe nobelistët e radhës dhe i paraprin shumë prej këtyre personazheve. Shumë urime Benit. Vërtetë e vlerësova mesazhin e përkthyesit tonë Romeos. Në një botë ku kufijtë, debatet diplomatike ku njohjet mosnjohjet janë akoma tema të nxehta, libri i kalon këto barriera  dhe ju falenderoj shumë për këtë kontribut”, deklaroi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Shkrimtarja Natasha Poroçani u vlerësua për veprën e saj në letërsinë për fëmijë, me librin “Kalendari i ëndrrave të mollës”, përkthyesja Klarita Lagji mori çmimin për përkthimin më të mirë nga frëngjishtja të veprës “Vendi i Babait”, nga shkrimtarja nobeliste Annie Ernaux. Autori fitues për veprën më të mirë studimore u shpall Arben Imami për veprën e tij “3 format e mendimit, Mitologjia, Racionaliteti, Religjioni”, ndërsa çmimin për përkthimin më të mirë të vitit e mori Romeo Çollaku për përkthimin e veprës “Varfanjaku i Zotit” nga autori Nikos Kazanxaqis.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • qenefi: 21/11/2022 08:41

    ç'pune ka ky mortja ne panair mor Zot !!!

    Përgjigju
  • Teri: 19/11/2022 14:32

    Nuk e di nese eshte perfaqesuar apo jo, por perkthimet e znj. Atena Bishka kane qene gjithmone interesante. Personalisht e ndjej si nje intelektuale brilante.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni