Kështu ka thënë Robert Berisha, bashkëshorti i këngëtares Nora Istrefi për gazetën "Tribuna", pas thashethemve që nisën të qarkullojnë në media rreth një ndarjeje të mundshme të të dyve. Spekulimet kanë lindur pas publikimit të lajmit se Roberti ka një fëmijë jashtëmartesor.

“Nuk është e vërtetë, veç vdekja na ndan neve”, ka thënë Berisha. Vajza e tij e parë është fryt i një dashurie të vjetër, për të cilën Nora ka qenë në dijeni të plotë që para se të ndërmerrte hapin e madh e të martohej.

Nora dhe Roberti kanë sjellë në jetë vajzën Renee disa muaj më parë dhe deri tani, për aq sa dihet, marrëdhënia e tyre shkon mjaft mirë.
nora roberti
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)