TIRANE - Dy fëmijë rrezikojnë të mbeten në mes të rrugëve, për faj të prindërve. As nëna dhe as babai, nuk kanë pranuar kujdestarinë gjatë procesit të divorcit, megjithëse dy vajzat e tyre janë të mitura. Është dashur vendimi i gjykatës, që ta detyrojë nënën të marrë vajzat 5 dhe 12 vjeçe.
Fëmijët qanin për babanë që i kishte braktisur, pa e ditur se edhe nëna do të tentonte të njëjtën gjë. E braktisur nga i shoqi dhe e ndikuar ndoshta dhe nga një lidhje e re jashtëmartesore, 40-vjeçarja D.K, i ka kërkuar trupit gjykues që të heqë dhe kujdestarinë e fëmijëve, pasi nuk donte t'i mbante më, për t’ja lënë ish-bashkëshortit tashmë, A.K, gjatë procesit gjyqësor në gjykatë.
D.K është shprehur para trupit gjykues, duke spjeguar dhe arsyet e kërkesës për divorc, se “marrdhënia bashkëshortore me A.K, fillimisht ka qënë e mirë, të dy punonim dhe kishim një jetë normale”.
kontribuonim për krijimin e një jetese sa më të mirë për familjen tonë, por me kalimin e kohës ato gradualisht filluan të perkeqsohen pasi me kalimin e vitëve marrëdhënia jonë bashkëshortore u acarua derisa A.K është larguar nga banesa ku ne jetonim, ku prej më shumë se një viti ai jeton në Gjermani dhe nuk ka shfaqur asnjë interes për mua, por vetëm për fëmijët.
Nga momenti që bashkëshorti është larguar nga banesa nuk ka komunikuar më me mua”, është shprehur 40-vjeçarja para trupit gjykues. Aktualisht, nëna jeton me dy vajzat e saj, 5 dhe 12 vjeçe, por gjatë procesit deklaroi, se ka krijuar një lidhje tjetër jashtëmartesore.
D.K, në fillim të procesit gjyqësor, kërkoi që fëmijët të rrinë me babain e tyre, por në kushtet kur ai nuk pranoi të paraqitet në gjyq edhe pse ka pasur dijeni rregullisht për seancat, fëmijët rrezikonin mbeteshin pa kujdestarinë e prindërve, pasi nëna kërkonte që t’i mbante babai, ky i fundit nuk paraqitej në seanca.
Duket se gjatë kësaj martese kanë ekzistuar grindje të vazhdueshme ndërmjet bashkëshortëve. Gjithashtu, sipas akteve të gjykatës, ka pasur edhe ndërprerje të herëpashershme të jetesës së përbashkët, një mosinteresim i burrit për familjen e tij, si gjatë kohës që kanë jetuar bashkë, ashtu edhe pas periudhës kur ai është larguar nga banesa.
Pas disa seancash gjyqësore, procesi i divorcit është vendosur përfundimisht. Ndërsa gjykata ka vendosur që fëmijët të qëndrojnë me nënën e tyre. Kjo e fundit, megjithëse kërkoi që ata të jetonin me të atin, pranoi t’i mbajë vajzat 5 dhe 12 vjeçe, duke duke kërkuar përkrahjen e ish-bashkëshortit në rritjen e tyre, konkretisht pagesat e përcaktuara nga ligji.
EKZPERTIZA
Prikologia: Fëmijët të lidhur shumë me prindërit
Një psikologe e gjykatës, ka qëndruar në disa séance me fëmijët e çiftit. Në vendimin e gjykatës thujhet, se “nga ekspertiza psikologjike e psikologes S.C, ka rezultuar se fëmijët e mitur, kanë zhvillim fizik dhe zhvillimi mendor i tyre është normal, gjithashtu me një gjendje emocionale të stabilizuar”.
Më tej, në raportin e psikologes dorëzuar gjykatës, bëhet e ditur, se marrëdhënia e fëmijëve me prindrit janë shumë të mira, madje të dy prindërit janë shumë të përkushtuar në rritjen dhe edukimin e fëmijëve.
“Duke u bazuar në vlerësimin psikologjik dhe studimin e rrethanave, gjykata vendosi që kujdestarinë e fëmijëve dhe edukimin e tyre, do t’ia lënë nënës së tyre, D.K. duke patur parasysh edhe kërkesën e kësaj të fundit për kontributin që ish-bashkëshorti i saj A.K, duhet të ketë për rritjen dhe edukimin e fëmijëve, si dhe një detyrim ushqimor, që fëmijët të kenë një jetesë të mirë.
Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 18.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com