Ndahet grupi i djemve "One Direction"

Ndahet grupi i djemve "One Direction"
Një nga grupet më të njohura të djemve në Britani “One Direction” kanë vendosur të ndahen.

Grupi i djemve, i përbërë nga Niall Horan, Harry Styles, Liam Payne dhe Louis Tomlinson, kanë marrë vendim të qëndrojnë të fokusuar tek karrierat e tyre personale duke anulluar kështu turneun që ishte planifikuar për albumin e tyre të pestë.

“Djemtë kanë qenë së bashku për 5 vjet rresht dhe ka qenë një periudhë e mrekullueshme për ta. Meritojnë të punojnë të paktën një vit për projektet e tyre solo.

Marrëdhëniet mes tyre vazhdojnë të jenë shumë të mira dhe vendimi për ndarjen e përkohshme ka qenë 100% i të gjithëve”,-janë shprehur burime pranë djemve për mediat e huaja.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar