Ndahet nga jeta Aharon Appelfeld,
shkrimtari që i mbijetoi Holokaustit

Ndahet nga jeta Aharon Appelfeld,<br />shkrimtari që i mbijetoi Holokaustit<br>
Shkrimtari i madh izraelit, Aharon Appelfeld, që i ka mbijetuar Holokaustit, ka vdekur sot në moshën 85-vjeçare, njoftojnë mediat Izraelite dhe mediat më të njohura botërore.

Vepra e tij, i është kushtuar në pjesën më të madhe jetës së hebrenjve në Evropë para dhe gjatë Holokaustit dhe u përkthye në disa gjuhë. I lindur në vitin 1932 në një fshat të Ukrainës, në një familje hebreje, ai pati një jetë tepër të vështirë. Nëna e tij u vra nga nazistët dhe Aharon Appelfeld u internua me babain e tij në një kamp.

U arratis i vetëm në vitin 1942 dhe mbijetoi nëpër pyje, i adoptuar nga një bandë kriminelësh ukrainas. Pasi ra në duart e sovjetikëve, ai u bë kuzhinier për nëntë muaj në Ushtrinë e Kuqe, nga ku u largua në vitin 1945. Aharon emigroi një vit më vonë në Palestinë.

Në vitin 1957 në Izrael rigjeti babanë e tij, edhe ai një i mbijetuar i barbarisë naziste. Appelfeld është autor i 40 veprave, romane dhe poezi. Interesant dhe me vlera historike është libri i tij autobiografik, “Historia e një jete”, i botuar në fund të vieteve ’90, ku tregon edhe sesi i mbijetoi Holokaustit.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë