SHKODËR - Në kulmin e një atmosfere festive, futbolli shqiptar goditet nga një ngjarje e rëndë. Ish-trajneri i ekipit Kombëtar Shpresa, Artan Bushati është larguar nga jeta, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmi i rëndë është komunikuar nga familjarët e tij në Shkodër. Trajneri i njohur ka ndërruar jetë në banesën e tij, pasi disa mjekimeve që kishte marrë edhe jashtë vendit në Itali, por pa munguar të fitojë betejën më të rëndësishme personale.

Artan Bushati është një figurë shumë e njohur në rrethin futbollistik në Shqipëri, por jo vetëm. 50-vjeçari nga Shkodra u bë i njohur, pasi ka drejtuar ekipin kombëtar "Shpresa", ekipin e Elbasanit, por edhe ekipin e tij të vendlindjes.

Edicionin e fundit, Bushati drejtoi ekipin e Vllaznisë, ndërsa fund të edicionit dha edhe dorëheqjen, pasi emri i tij u lakua shumë në medie për një post në një ministri të rëndësishme.

Duke qenë një nga figurat e dashura në qytetin verior të Shkodrës, Bushati në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte edhe pjesë e listave të LSI në këtë qark, por nuk arriti të merrte një mandat deputeti.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)