Është ndarë nga jeta ish-hetuesi i regjimit komunist Shyqyri Çoku. Çoku është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçari. Ai njihet si hetuesi i At Zef Pllumit.
Gjatë sistemit komunist, Çoku hetoi 92 të dënuar politikë në veri të vendit. Por pavarësisht kësaj, ai u dekorua në vitin 2014 me “Medaljen e Mirënjohjes”, si veteran i kategorisë së parë. Vendimi u dha nga Ministria e Mbrojtjes, dhe përplasi kryeministrin Edi Rama me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Kryeministri Edi Rama, kërkoi falje në Shkodër pas dhënies së vendimit, megjithëse sipas tij, s’kishte përgjegjësi për të. Çoku ka hetuar të tjerë persona gjatë diktaturës përveç At Zef Pllumit, mes tyre edhe imzot Ernest Çobën, meshtarin Martin Shkurti dhe vëllain e tij. At Zef Pllumi, në librin e tij, “Rrno vetëm për me tregue”, e kishte përfshirë si personazh kyç Çokun, në rolin që ka patur në procesin e hetimit dhe torturës ndaj tij.
Paste shkuar aty ku ka cuar viktimat e tij
Përgjigju