Ndahet nga jeta kapedani i
fundit i Mirditës, Dedë Gjomarkaj
Shuhet në moshën 94-vjeçare Kapedani i fundit i Mirditës, Dedë Gjomarkaj, në shtëpinë e tij kapedanore në Shkodër, të cilit i jepet lamtumira nesër më 24 janar. Ishte djali i fundit i Kapedanit të Mirditës, Gjon Markagjoni, që gjatë Luftës së Dytë Botërore emigroi politikisht në Romë ku dhe vdiq në vitet ’60.
Shuhet në moshën 94-vjeçare Kapedani i fundit i Mirditës, Dedë Gjomarkaj, në shtëpinë e tij kapedanore në Shkodër, të cilit i jepet lamtumira nesër më 24 janar. Ishte djali i fundit i Kapedanit të Mirditës, Gjon Markagjoni, që gjatë Luftës së Dytë Botërore emigroi politikisht në Romë ku dhe vdiq në vitet ’60.
Deda me dy motrat e tij, Marten dhe Bardhen, bashkë me familjarët e tjerë të Gjomarkajve e kaloi jetën në burgje e internime deri në vitin 1991, kur u rikthyen në shtëpinë e tyre në Shkodër, ndërkohë që sarajet në Orosh ishin djegur nga partizanët në vitin 1944. Kronika e vështirë e internimit të gjatë të Gjomarkajve përshkruhet në një libër me kujtime të nipit të Dedës, Gjon Marka Gjoni, me titullin “Në udhën e vështirë të jetës”, përkthyer dhe në gjermanisht.
At Zef Pllumi ka shkruar se “Mirdita nuk mund të kuptohet pa Derën e Gjomarkajve”, paçka se gjatë regjimit komunist familja e Gjomarkajve jo vetëm u persekutua thellë, por nuk u përmend asnjë nga meritat e saj historike. Vetëm në diasporën e largët, Itali, Amerikë etj., ku rronte një pjesë e trungut të Gjomarkajve, vazhdonte të flitej për rolin e kësaj dere princërore për ruajtjen e autonomisë lokale dhe vetëqeverisjen krahinore.
Dedë Gjomarkaj “rrnoi për të tregue” historitë dramatike të Gjomarkajve, që u persekutuan nga më i madhi te më i vogli i tyre, me gjithë gra e fëmijë, duke u ndalur veçanërisht në rezistencën antikomuniste të Mark Gjomarkajt, vëllait të tij të madh që u vra në vitin 1946, duke vepruar kundër regjimit komunist.
Vetë Deda, nga viti 1944 deri në korrikun e vitit 1990, ishte burgosur e dënuar katër herë, kishte bërë tre vite hetuesi, 16 vite burg dhe 31 vite internim. Një “Mandelë” shqiptar i gjallë deri sot, kur ndërroi jetë. Por pavarësisht se kishte kaluar një kalvar të jashtëzakonshëm vajtjesh si antikomunist kampion, Deda ishte një tolerant model, që rrezatonte fisnikërinë e derës së tij të njohur.
12 vjet më parë, ish-Presidenti Sali Berisha, duke shkruar për vdekjen e nipit të Dedë Gjomarkajt, Gjonit, ish-deputet pas 90-ës, shprehet se “ai ishte trashëgimtar i një prej familjeve më të shquara të kombit, qytetar i denjë, qëndresëtar i madh dhe i vendosur që nuk e mposhti dot kalvari i kampeve dhe burgjeve komuniste”, fjalë që i shkojnë aq mirë dhe vetë ungjit Dedë, pasi jeta e tyre ishte identike, dhe për faktin se jetuan së bashku në të gjitha kampet e internimit dhe më pas në liri në selinë e tyre në Shkodër.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44%
-
Njësoj
18.4%
Vota total: 2011
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paris 2024/ Atletika debuton me rekorde, SHBA thyen ‘limitin’ në stafetën e përzierë 4×400 metra
3 Gusht, 19:57
-
Çim Peka për t’i shpëtuar hetimit e pranon edhe publikisht: S'jam unë pronari i Syri Tv
3 Gusht, 19:56
-
Kamioni shtron karrexhatën e Napolit me domate, 8 km radhë mjetesh në pikun e vapës
3 Gusht, 19:36
-
Nesër zgjedhje në Himarë, votohet kryetari i ri i bashkisë! Shqiptarja.com dhe Report Tv në transmetim maratonë: Nga vota e parë tek rezultati
3 Gusht, 19:30
-
Situata e zjarreve në vend, 26 vatra brenda ditës dhe 12 janë ende aktive! 450 forca në terren, harta e plotë
3 Gusht, 19:16
-
VIDEO/ Shkopi e godet në 'vend të keq', atleti humbet finalet e Lojërave Olimpike
3 Gusht, 19:10
-
Albin Kurti të hënën vizitë zyrtare në Shkup, pak ditë pas incidentit me Vjosa Osmanin në aeroport
3 Gusht, 19:06
-
Meteoriti që ra në afërsi të Berlinit është 4.5 miliardë vjeçar
3 Gusht, 19:04
-
Izraeli bombardon shkollën ku strehoheshin eksponentë të Hamas, 10 të vdekur
3 Gusht, 18:38
-
Si lindën mediat skuthe në Shqipëri: Furçe opozitës, por edhe ndonjë ministri apo zv/kryeministri!
3 Gusht, 18:30
-
Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalet e boksit! Siguron medaljen olimpike
3 Gusht, 18:17
-
Himara nesër në zgjedhje, policia plan masash: Garantojmë që e drejta e votës të ushtrohet e lirë! 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit
3 Gusht, 18:14