Ndahet nga jeta "kryemafiozi" i
Sopranove, James Gandolfini

Ndahet nga jeta Sopranove, James Gandolfini">
James Gandolfini, i cili u bë i famshëm me rolin e bosit të mafias në serialin “The Sopranos”, ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak në Itali. Gandolfini ishte 51 vjeç dhe ndodhej për pushime në Romë së bashku me të birin.

Lajmi i vdekjes se tij u përhap fillimisht nga disa faqe interneti dhe më pas u konfirmua nga agjentet e tij duke shprehur dhimbjen e thellë për largimin e tij të papritur. Gandolfini u bë i njohur nga seriali ‘Sopranot” ku trajtohet jeta e një familjeje italo amerikane në Nju Xhersi, falë dhe interpretimit të bosit të mafias Tony Soprano. Seritë u shfaqën gjatë viteve 1999-2007.

Ai ka fituar tre çmime Emmy Awards për rolin kryesor atë të mafiozit të dhunshëm. I cilësuar nga mediat si kryemafiozi i sopranove, Gandolfini e nisi karrierën e tij në vitin 1992 në New Jersey ku luajti rolin e parë në filmin “Një rrugë e quajtur dëshirë”. Ndërsa një vit më parë korri sukses të madh në rolin e tij në “Romancë e Vërtetë”. 

Gjatë karrierës së tij ka luajtur përkrah aktorëve të mëdhenj Robert Redford e Sean Penn. Gjithashtu ai luajti rolin e ish-shefit të CIA-s, Leon Panetta, në filmin, “Zero Dark Thirty” ku tregohet vrasja e e Osama Bin Ladenit. Menjëherë pas përhpajes së lajmit të vdekjes së tij kolegët dhe miqtë e tij mbushën me ngushëllime dhe kujtime rrjetet sociale.
(v.gj/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan