Ndahet nga jeta mjeku dhe profesori i njohur, Fakulteti i Mjekësisë: Kur ne bëjmë plane, zoti fillon të qeshë, kështu shprehej Agaçi

Ndahet nga jeta mjeku dhe profesori i njohur, Fakulteti i Mjekësisë: Kur ne bëjmë plane, zoti fillon të qeshë, kështu shprehej Agaçi

Mjeku i  njohur dhe profesori i Fakultetit të Mjekësisë, Fetor Agaçi

Mjeku i njohur dhe profesori i Fakultetit të Mjekësisë, Fetor Agaçi është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Universiteti i Mjekësisë, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Agaçi lindi në Berat më 1945 dhe ka ushtruar profesionin e mjekut endokrinolog. Ai më herë ka qenë dhe Shef i Shërbimit të Endokrinologjisë të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. gjatë jetës së tij, ai ka krijuar një karrierë të pasur akademike dhe ndër vite ka mbajtur poste të rëndësishme.

"Kur ne bëjmë plane, Zoti fillon të qeshë" - shprehej shpesh Prof. Agaçi në bisedat e tij me miqtë. Kushdo që ka pasur fatin të jetë student apo koleg i tij, do të kujtojë medoemos urtinë e tij dhe pasionin jo vetëm për mjekësinë, por edhe për letërsinë. Një pasion, që mbështjell figurën e një personaliteti që krijon një boshllëk me ikjen tij", thuhet në postim ku i shprehin ngushëllime familjes dhe të afërmive.

Në postim universtiteti ka renditur postet që ai ka mbajtur, ku fillimisht tregon se ai u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1968.

Punoi si mjek i përgjithshëm në Spitalin Civil të Beratit, si dhe në Poliklinikën Qendrore të këtij qyteti nga viti 1969 deri në vitin 1972. Nga viti 1972 u emërua pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Tiranës. Ka dhënë leksione në lëndën e Fiziologjisë Patologjike dhe më pas në lëndën e Endokrinologjisë nga viti 1972 deri në vitin 2010.

Nga viti 1992 deri në vitin 1993 u specializua në fushën e endokrinologjisë në Qendrën Spitalore Universitare në Masachusetts, në Shtetet e Bashkuara. Ka qenë shef i Shërbimit të të Endokrinologjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Tiranë nga viti 1993 deri në vitin 2001 dhe nga viti 2006 deri në vitin 2010.

Nga viti 2013 deri në vitin 2020 ka punuar si konsulent në fushën e endokrinologjisë në Spitalin Universitar të Sëmundjeve të Mushkërive " Shefqet Ndroqi" Tiranë. Aktiviteti shkencor i Agacit do të shfaqej në artikuj të shumtë shkencorë në shtypin periodik kombëtar dhe ndërkombëtar, në bashkëautorësinë e tekstit mësimor për studentët "Endokrinologjia - Diabeti - Metabolizmi"

Ndër titujt kryesorë përmendim- "Bisedë për Diabetin e Sheqerit 141 pyetje - 141 përgjigje", "Sëmundjet e Tiroides". Urgjencat Endokrine - një libër që shpëton jetë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë