TIRANE- Është ndarë nga jeta ditën e djeshme mjeku Vasil Miho i cili njëkohësisht ishte edhe Shefi i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Shqipërinë. Miho u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare pas një infarkti në zemër. Ceremonia mortore do të kryhet ditën e nesërme, në orën 12:00.
Vasil Miho, lindi më 2 maj të vitit 1958 në Tiranë. Mbaroi gjimnazin "Sami Frashri" në Tiranë në vitin 1978.
U arsimua si mjek dhe pas mbarimit të Fakultetit të Mjekësisë në vitin 1983, u emërua në Institutin e Shëndetit Publik, në sektorin e parazitologjisë ku punoi për 9 vite. Gjatë viteve 1993-1997 ka punuar edhe si diplomat në Ambasadën Shqiptare në Gjermani, në Bonn.
Që nga viti 1997 punoi në Zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë si zëvendës-shef dhe më pas si shef i zyrës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com