Ndahet nga jeta piktori dhe
skenografi i njohur Agim Zajmi

Ndahet nga jeta piktori dhe<br />skenografi i njohur Agim Zajmi
Piktori dhe skenografi Agim Zajmi ndërroi sot jetë në Tiranë në moshën 77-vjeçare. Zajmi është një ndër skenografët më të vlerësuar në teatrin shqiptar. Ai studioi pikturë dhe skenografi në Shën Peterburg(Rusi), ku u diplomua në vitin 1961.

     Pas diplomimit filloi punë si skenograf në Teatrin e Operës dhe Baletit, por më pas punoi kryesisht në Teatrin Kombëtar, ndërsa herë pas herë realizoi dhe skenografi në teatrot e Kosovës dhe Shkupit. 

     Agim Zajmi ka qënë profesor në Akademinë e Arteve në Tiranës. Ai ka ekspozuar punimet e tj në pikturë në Francë, Itali, Angli, Greqi, Turqi, Austri, etj. Një pjesë e këtyre veprave ruhen në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, si dhe në koleksione private në vende të ndryshme të botës. 

    Është fitues i shumë çmimeve kombëtare në pikturë dhe skenografi. Në vitin 1975 ju dha titulli "Artist i Merituar", më pas në vitin 1991 u nderua me titullin "Piktor i Popullit", ndërsa në vitin 1995 iu akordua titulli 'Profesor'. 

Redaksia online
(ata/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet