Dritan Mezini, sipërmarrës në fushën e teknologjisë së informacionit, ndërroi jetë më mënyrë të beftë, pas një ataku kardiak në moshën 52-vjeçare. Deri pak orë para se zemra t’i pushonte së rrahuri, ai ishte mjaft aktiv dhe dalja e fundit publike ishte mbrëmjen e së enjtes në tryezën e Këshillit Ekonomik Kombëtar.
Dhimbja që Tani la pas është e papërshkrueshme nga familja kolegët e miqtë.
Me një përvojë të pasur mbi 3 dekada, Dritan Mezini solli ekspertizë të plotë në fushën e sipërmarrjes, transformimit dixhital, të tregtisë elektronike, menaxhimit të projekteve, si dhe të burimeve njerëzore. Konsultonte sektorin privat dhe publik, ishte drejtues i shoqatës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, themelues i një startup-i, siç është portali duapune.com.
Po ashtu, ai ishte anëtar i disa grupeve të punës pranë Bashkimit Europian për teknologji moderne. Me aftësitë e tij ai frymëzoi shumë të rinj dhe profesionistë të tjerë.
Dhimbje për humbjen e tij shprehu kryeministri Edi Rama, i cili shkruajti se e ka të vështirë ta besojë se njeriu me të cilin dje ishte në një tryezë të përbashkët nuk jeton më. Reagime pati edhe nga kryebashkiaku Veliaj, bashkëpunëtorë e miq të tij.
‘Trishtues lajmi i largimit të hershëm të Dritan Mezinit. Një baba e bashkëshort shembullor, qytetar dhe profesionist i papërsëritshëm, që e donte inovacionin, mjedisin dhe njerëzit. Ngushëllime familjes!’- shkruan Veliaj.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme.
‘Komiteti Olimpik ka humbur një mik, mentor, koleg dhe një mbështetës të madh të sportit. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe të gjithë miqve të Tanit. Lamtumirë Tani, u prehsh në paqe!’- njofton KOKSH.
Ndërsa në portalin që vetë themeloi, “Duapune.com” njoftohet se homazhet do të kryhen të shtunën dhe se 'Tani do t’u mungojë kujtdo që pati fatin ta njohë'.
52-vjeçari fillimisht ishte diplomuar në degën e informatikës në Universitetin e Tiranës, ndërsa më pas kishte kryer edhe dy master në Amerikë në Administrim Biznesi dhe Menaxhim të Projekteve.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta parakohe të Dritan Mezinit, këshilltar i Fidel Yllit në Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Mezini, i cili u nda nga jeta sot si pasojë e një arresti kardiak, ishte një ditë më parë në një aktivitet ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
‘Nuk e besoj dot që Dritan Mezini nuk është më sot, teksa dje pasdite ishte me ne në tryezën e Këshillit Ekonomik Kombëtar. Nuk e njihja personalisht nga afër, por fjalët për të ishin gjithnjë të mira dhe fjalët e tij ishin gjithnjë interesante. Një anëtar i spikatur i shumë organizatave, shoqatave, forumeve e platformave, njëkohësisht dhe një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit, si edhe një mentor i shumë respektuar për plot të rinj lidhur me inovacionin e me tregun e punës. Keqardhje e madhe! U prehtë në paqe.’- shkruan Rama.
sa i ri...duhen bere ekzamimimet e zemres cdo 1 vit,,pas te 50 dhjetave..
Përgjigjuishte nga te paret qe informatizoi bksh bashke me Ilir Beqajn
PërgjigjuV A K S I N A
PërgjigjuPo tamam vetem vaksinat
Përgjigjuvaksina?
PërgjigjuZemra, o te mjere komentues.
Droga?