Ndahet nga jeta në moshën 79
vjeçare shkrimtari Skënder Drini

Ndahet nga jeta në moshën 79<br />vjeçare shkrimtari Skënder Drini
TIRANE- Shkrimtari i njohur Skënder Drini, një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të letërsisë së realizmit socialist është ndarë dje nga jeta në moshën 79-vjeçare.  I famshëm për kohën e tij me romanin “Shembja e idhujve”, Skënder Drini në veprat e tij i referohej vizionit të udhëheqjes komuniste në Shqipëri dhe për këtë ishte një nga shkrimtarët më të botuar.

Talent i tij në letërsi spikati me botimet e tij të para, një pjesë e të cilave iu referohej botës së fëmijëve. Mënyra e të shkruarit zgjoi shumë interes dhe është konsideruar si një zë i veçantë në letërsi. Kritika e kohës e ka vlerësuar për stilin e këndshëm, me një ngjyrim emocional të veçantë. Skënder Drini ishte anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Në veprat e Skënder Drinit është përshkruar kryesisht realiteti historik e politik që po kalonte Shqipëria nga vitet ‘40-’70 të shekullit të kaluar. Veprat e shkrimtarit Skënder Drini ishin korrektësisht në komfort me metodën e letërsisë së realizmit socialist.

Ai erdhi në letërsinë shqipe me një bagazh të madh veprash që pas viteve ’60, krahas veprave të Jakov Xoxës, Nasho Jorgaqit, Ali Abdihoxhës, Shefqet Musararajit, Neshat Tozaj, etj pushtuan libraritë e bibliotekat shqiptare dhe antologjitë shkollore. Veprat e tij më të shumta kulmuan në vitet ’70-80 të shekullit të kaluar.

Temat e aksioneve të ndërtimit të Shqipërisë dhe veprave industriale që ngriheshin në vendin tonë, por edhe temat politike e ideologjike të kohës që jetoi si “Kënga e dritës”, 1970; “Njeriu gjigant”, 1973, “Shembja e idhujve”, 1975, “Midis dy kohëve”, 1978, “Vraje tradhtinë”, 1978, “Kirurgët”, 1984 kanë qenë veprat më të lexuara nga bashkëkohësit e tij. Skënder Drini ka krijuar në letërsinë shqipe edhe vepra me tema historike, si  “Shekulli i Kosovës”, 2000; “Shqipja e kreshtave tona” rreth viteve 70, etj. Në karrierën e tij letrare, Skënder Drini ka botuar një numër të madh studimesh për çështjen e lirisë së Kosovës dhe të shqiptarëve të Maqedonisë.

Ka pasur një periudhë që ka qenë bashkëpunëtor i disa gazetave kryesore për shtypin shqiptar, ku kryesisht ka shkruar ese politike. Shkrimtari Skënder Drini u lind në Voskopojë të Korçës më 9 gusht të vitit 1935 në një familje atdhetare. Pasi kreu Universitetin e Tiranës ka punuar si mësues në rrethet Tropojë, Burrel e Shkodër në vitet 1954-1982. 

Në vitet 1992-1997 ishte diplomat në Turqi, sekretar i parë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Ankara. Në vitin 1997 kthehet sërish në Shkodër si drejtor i Televizionit “Shkodra TV1”. Nga viti 1999 shfaqet si analist politik për çështjet e Evropës Juglindore, të Ballkanit dhe të problemeve shqiptare me mediat shqiptare. Shkrimtari Skënder Drini është nderuar edhe me Çmimin e Republikës së Shqipërisë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Dhunimi i burrit të gjyqtares Saida Dollani, e organizoi nga burgu Shullazi, Martinaj dhe Ndoka

Dhunimi i burrit të gjyqtares Saida Dollani, e organizoi nga burgu Shullazi, Martinaj dhe Ndoka