Ndahet nga jeta në moshën 80 vjeçare akademiku shqiptar Kolec Topalli

Ndahet nga jeta në moshën 80 vjeçare akademiku shqiptar Kolec Topalli

Akdemiku Kolec Topalli

Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare akademiku i njohur Kolec Topalli.

Akademiku Topalli njihet për veprën e tij më të rëndësishme “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe”. Vepra është kurorëzim i punës 45 vjeçare të Topallit në fushën e albanologjisë.

Akademiku dhe studiuesi Kolec Topalli ka lindur më 04 dhjetor 1938 në qytetin e Shkodrës dhe ka botuar një sërë veprash si Monografi, Vepra kolektive, Përmbledhje studimesh etj

Kush ishte Kolec Topalli
Lindi në Shkodër ku kreu edhe shkollën e mesme. Ndoqi studimet e larta në ILP të Shkodrës dhe i përfundoi në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në UT (1964). Ka punuar si mësues në rrethet Kukës, Lezhë, Gramsh e Krujë. Sekretar i përgjithshëm i Presidentit të Republikës (1992–1997), punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë (1997–2005), këshilltar në ambasadën e Shqipërisë në Romë (2006), koordinator shkencor në Qendrën e Studimeve Albanologjike (2007-2014). Gjatë viteve të shërbimit në arsim u mor me studime gjuhësore dhe përgatiti dy disertacione (1986, 1991).

Ka trajtuar kryesisht probleme të fonetikës e gramatikës historike dhe të etimologjisë së shqipes. Ka botuar më shumë se 250 tituj me rreth 10.000 faqe: monografi, artikuj e kumtesa, si bashkëpunëtor i 30 revistave shkencore brenda e jashtë vendit, me botime në 5 gjuhë të huaja. Ka marrë pjesë me kumtesa në 120 konferenca shkencore kombëtare e 58 ndërkombëtare dhe ka ligjëruar për historinë e gjuhës shqipe në universitete e qendra shkencore brenda e jashtë vendit. P

edagog i fonetikës historike në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës; anëtar i komisionit për gjuhën shqipe në institucionin ndërkombëtar të ALE-së (Atlas Linguarium Europae). Në vitin 2008 është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe më 2012 anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Është autor i shumë monografive.

Në fushën e fonetikës historike ka botuar:

"Theksi në gjuhën shqipe" (1995),

"Për historinë e hundorësisë së zanoreve në gjuhën shqipe" (1996),

"Zhvillimi historik i diftongjeve të shqipes" (1998),

"Shndërrime historike në sistemin zanor të gjuhës shqipe" (2000),

"Sonantet e gjuhës shqipe" (2001),

"Mbylltoret e gjuhës shqipe" (2002),

"Fërkimoret e afrikatet e gjuhës shqipe" (2003),

"Dukuritë fonetike të sistemit bashkëtingëllor të gjuhës shqipe" (2004),

"Fonetika historike e gjuhës shqipe" (2005), (nderuar me çmimet "Ekselenca Shqiptare 2007" dhe "Çmimi i Albanologjisë 2008",

"Ricerche sulla storia dell'accento in albanese" ("Kërkime mbi historinë e theksit në shqipe", (Kozencë, 2007).

Në fushën e gramatikës historike ka botuar monografitë:

"Evolucioni historik i përemrave të shqipes" (2008),

"Nyjat e shqipes" (2009), Sistemi rasor i emrave të shqipes" (2009),

"Sistemi foljor i gjuhës shqipe" (2010),

"Gramatikë historike e gjuhës shqipe" (2011), (nderuar me çmimin e revistës "Kult" 2012", si vepra shkencore më e mirë e vitit),

"Fjalori Etimologjik të Gjuhës shqipe" (2017) (fitues i Çmimit "Çabej", Edicioni II, si vepra më e mirë shkencore e vitit 2017 në fushën albanologjike).

Senati Akademik i Qendrës së Studimeve Albanologjike i ka dhënë titullin "Profesor Nderi i Studimeve Shqiptare". Presidenti i Republikës e ka nderuar me urdhrin "Mjeshtër i Madh".

Me vdekjen e tij Akademia e Shkencave humbi një shkencëtar me veprimtari të gjatë dhe cilësore, një prej drejtuesve që kanë lënë gjurmë progresi në institucionet ku kanë punuar, një koleg e mik të nderuar; bota shkencore humbi një dijetar me përvojë dhe një njeri të suksesit shkencor; familja dhe të afërmit njeriun e dashur.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 24/05/2018 11:27

    Nderime vepres akademike te Kolec Topallit . I qofte dheu e lehte dhe kujtimi i pa harruar si perfaqesuesi me i denje i intelektualeve shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja