Është ndarë nga jeta një ndër njerëzit më të mëdhenj në Amerikë, mjeshtri i letrave, Philip Roth. Shkrimtari Roth ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, pas një sulmi në zemër.
Ai është autor i disa librave të njohur, si “Nemesis”, “Mirupafshim Kolombi dhe Pesë tregime të shkurtra”, “Plot kundër Amerikës”, “Çdo njeri”, “Ankesa e Portnoyt”, “Njollat e Njeriut” dhe “U martova me një komuniste”. Philip Roth i ka shkruar epshit mashkullor, jetës hebraike dhe Amerikës, si tri shtyllat kryesore të penës së tij, ku për të parën mori dhe mjaft kritika.
Roth është autor i çmimit ‘Pulitzer’, Çmimit Kombëtar të Librit dhe shumë çmimeve të tjera. Ai fitoi çmimin ‘Pulitzer’ me novelën historike ‘American Pastoral’, në vitin 1997, ndërsa karrierën e tij si shkrimtar e mbylli në vitin 2009, duke lënë 30 libra të publikuara.
Komento