Edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të akademikut dhe kardiologut të njohur, Ylli Popa.

Presidenti Meta i shprehu ngushëllimet familjes për këtë humbje të madhe, duke u shprehur se, shkenca shqiptare ka humbur një personalitet të shquar dhe shoqëria shqiptare ka humbur një zë me identitet të spikatur.

"Shkenca shqiptare ka humbur një personalitet të shquar si prof. Ylli Popa. Shoqëria shqiptare ka humbur një zë me identitet të spikatur. Mjekësia shqiptare humbi një nga profesorët, i cili vuri gurë themeli në kardiologjinë shqiptare. Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe. U preftë në paqe dhe vepra e puna e tij janë dhe do mbeten gjithmonë në një vend të veçantë në historinë shkencës dhe akademizmit shqiptar", shkruhet në mesazhin e ngushëllimit të Presidentit Meta.

Shuhet akademiku, Ylli Popa, sot ceremonia e varrimit
Dje pasdite, pas një gjendjeje të përkeqësuar kronike të shëndetit, u nda nga jeta akademiku Ylli Popa, intelektual i mirënjohur, me veprimtari të shumanshme, të shtrirë në më shumë se gjashtë dekada.

Akademiku Ylli Popa, i cili u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare është përcjellur sot për në banesën e fundit. Ceremonia e varrimit u zhvillua në orën 17:00 me pjesëmarrjen e shumë njerëzve, dashamirësëve, intelektualëve të njohur, figura të njohura nga politika, arti, kultura.

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com