Reperi Stresi dhe partnerja e tij Keisi ishin një nga çiftet më të përfolura. Pasi ai u arretua nga policia, Keisi ishte mbështetja më e madhe e reperit. Ndërkohë ajo u kthye nga Kandaja, enkas për të qëndruar pranë tij, pasi reperi u lirua nga qelia.

Por së fundmi po flitet për një ndarje mes tyre, pasi Keisi i ka fshirë të gjitha postimet e mëparshme dhe fotot e saj me Stresin. As në profilin e Stresit nuk ka foto të Keisit Për më tepër, Keisi e ka fshirë mbiemrin Lushaj nga bio-ja e profilit të saj në Instagram.

Asnjëri prej tyre nuk e ndjek njëri-tjetrin në rrjetin social. Përshkrimi në foton e fundit të Keisit ishte një tjetër shenjë “e çuditshme”.

“Jepu dhuratën e mungesës atyre që nuk vlerësojnë prezencën tënde”, -ka shkruar ajo.

Madje ata as nuk ndiqen me në rrjetet sociale. Ende nuk dihet qartë se çfarë po ndodh mes çiftit.