Ndahet parakohe nga jeta studiuesi
Gëzim Qendro, shkak sëmundja

Ndahet parakohe nga jeta studiuesi<br />Gëzim Qendro, shkak sëmundja<br>
Studiues i artit dhe historiani i mirënjohur Gëzim Qendro është ndarë sot nga jeta, pas betejës me sëmundjen e rëndë. Homazhet do të mbahen ditën e mërkurë, 28 shkurt 2018, ora 10:00-11:00 në Galerinë Kombëtare të Arteve. Ajo çfarë la pas kritiku i artit është një pasuri e paçmueshme për kulturën e vendit.

Qendro ka sjellë vepra dhe studime shumë domethënëse, të cilat e kanë çuar publikun sa në ekspozita dhe po ashtu edhe në libra, ku studimet e filozofit tregonin një qasje tejet interesante. Kinostudioja “shqipëria e vjetër” është studimi më i fundit i Gëzim Qendros, i cili merret me arkitekturën, pas surrealizmit socialist që është marrë me pikturën, duke gjetur gjurmë të rrëfimeve fetare në artin dhe rrëfimin socialist.

Qendro ishte një ndër njohësit më të mirë të historisë së artit dhe të zhvillimeve të artit shqiptar, sidomos pas viteve 90-të.” Arkeologjia e mëngjesit” është një tjetër studim interesant i periudhës së artit modernist të Kosovës realizuar nga Qendro, përfaqësuar në këtë studim nga vepra e Rexhep Ferrit, njërit prej artistëve më të shquar modernistë shqiptarë.

Studimi i tij të kujton pikërisht një lloj arkeologjie të mëngjesit. Qëndro është i njohur për vështrimet e tij të mprehta përsa i përket periudhës së artit të soc-realizmit, vështrime që do i vlejnë studimeve shqiptare. Ndarja e tij nga jeta është një humbje për botën e mendimit shqip, që humbi sot një nga përfaqësuesit më të denjë të kësaj kohe. Ndër të tjera, Qendro ka mbajtur edhe postin e drejtorit Galerisë Kombëtare të Arteve në Shqipëri nga 1998 – 2002. 

Lajmin e hidhur e ka dhënë fillimisht ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro përmes një postimi në rrjetin social Facebook. 

"Trishtim i madh!
Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shume para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gezim Qendro.
Le vepra shume te mira mik! 
Por edhe na le nje boshllek te madh njerezor e miqsor siç vetëm fisnikët munden.
Je i pazevendesueshem!
Lamtumire!",
shkruan Kumbaro. 

kumbaro
(Postimi i Mirela Kumbaros)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi