Më në fund Bayern-i i këtij sezoni është ndalur. Skuadra e Company barazoi 2-2 në transfertën e Union Berlinit për javën 10 të Bundesligës. Vendasit zhbllokuan shifrat edhe për shkak të reagimit të dobët të Manuel Neuer, ndërsa në vijim Luiz Diaz tregoi cilësinë e lartë duke barazuar me një gol magjik.

Pak minuta nga fundi Union gjeti sërish avantazhin, por Bayern e kishte ndarë mendjen të mos humbte. Në shtesë, i përhershmi Harry Kane, vulosi shifrat përfundimtare të takimit. Gjithsesi kjo nuk mjaftoi për të barazuar rekordin e Bayern-it të Guardioës, që vite më parë mori 10 fitore në 10 ndeshjet e para të kampionatit. Në të njëjtën kohë Union-i ndali edhe rekordin evropian të Bayern-it, që në mesjavë e dërgoi në 16 ndeshje radhazi fitore. Megjithatë ky barazim nuk e vë në alarm Bayern-in që udhëheq i qetë Bundesligën me 6 pikë më shumë se Leipzig i vendit të dytë.

Për t’u evidentuar në Bundesligë ishte edhe fitorja e frikshme 6-0 e Bayer Leverkusen kundër Heindenheim. Patrick Schick dhe Maza spikatën me ‘dopietë’, ndërsa nga një herë rrugën e rrjetës e gjetën Hoffman dhe Poku.