Ndalen trenat në Francë, vazhdojnë protestat kundër reformave në pensione

Ndalen trenat në Francë, vazhdojnë protestat kundër reformave në pensione

Udhëtarët presin metronë në Paris

Shumica e trenave u ndalën, rafineritë e naftës u bllokuan dhe prodhimi i energjisë u reduktua të martën në Francë, ndërsa sindikatat organizuan ditën e gjashtë të grevave mbarëkombëtare kundër planit për reforma në pensione të presidentit Emmanuel Macron.

Plani i Macronit për të rritur moshën e pensionimit nga 62 në 64 vjeç është reforma e tij më e madhe gjatë mandatit të dytë presidencial. Pas thirrjeve të përsëritura që Qeveria e Francës të heqë dorë nga ky plan, sindikalistët kanë paralajmëruar përshkallëzim të situatës.

Gjithashtu është paralajmëruar edhe mbyllja e shkollave. Më shumë se një milion njerëz pritet të protestojnë në Paris dhe në qytetet tjera.

“Së bashku... le ta ndalim Francën!”, thanë sindikatat kryesore të vendit në një deklaratë të përbashkët. Kjo është hera e parë që nga viti 2010 që të gjitha sindikatat i bashkojnë forcat kundër një reforme të planifikuar.

Franca ka moshën më të ulët të kualifikimit për pension shtetëror në mesin e ekonomive më të mëdha evropiane. Pensioni mesatar është 1.400 euro në muaj, pasi të zbriten taksat.

Qeveria ka thënë se ndryshimet janë të nevojshme për të garantuar të ardhmen e financimit të sistemit pensional, që pritet të kalojë në deficit në vitet e ardhshme - për shkak të plakjes së popullsisë./REL

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Blushi goditi me grusht Halit Valterin, Braçe për Report Tv: Zhgënjim i madh, kam parë edhe çizme që hidhen nga e njëjta parti

Blushi goditi me grusht Halit Valterin, Braçe për Report Tv: Zhgënjim i madh, kam parë edhe çizme që hidhen nga e njëjta parti