PRESHEVE- Në pritje të vizitës së kryeministrit Rama ditën e nesërme në Luginën e Preshevës, ka nisur edhe dekorimi i qyteteve, sidomos duke vendosur flamurin shqiptar. Por situata nuk ka qenë e qetë. Mbrëmjen e sotme policia serbe ka arrestuar punëtorët që vendosnin flamujt shqiptarë për vizitën e kryeministrit Rama, po kështu edhe ndaluar edhe pronari i firmës që po vendoste flamujt.
Po kështu janë marrë në pyetje edhe anëtarët e këshillit organizativ për vizitën e Ramës.
Ndërkaq, policia serbe sekuestroi edhe makinën me të cilën po vendoseshin flamujt.
Një natë para vizitës së kryeministrit Rama, në rrugët e Preshevës ndodhen shumë forca policore, ushtarake dhe civile.
Aziz Aziri, një qytetar nga Presheva tha për “A1 Report” se “Vizita e Ramës është një vizitë historike për shqiptarët kudo ku janë, e sidomos për shqiptarët e Preshevës. Populli i Preshevës do të dalë pasivisht në pritje të kryeministrit shqiptar”.
/Shqiptarja.com